(2L ONLINE) – Në tubimin e sotëm me lagjet dheu i Bardhë dhe “Reshat Ymeri” i’u dha besim i plotë PDK- së dhe kandidatëve të saj. Sami Hoxha kordinator I Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan u shpreh se “ kjo darsëm ka një afat dhe afati i saj është 8 qershori. Kjo darsëm ka një qift që quhet Fitore dhe Mision i ri., bëjnë të ditur zyrtarë për informim të PDk-së.
Sabedin kadriu kandidatë për deputet nga PDK tha se bashkëudhëtarët e misionit të ri jemi ne me qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës, andaj bëj thirrje që që të kemi kujdes se kujt po ja japim votën, besimin tonë, dhe kujt po ju jepni mundësin të udhëheq me familjet tona.
Zenun pajaziti u shpreh se “ Gjilani vetëm pak muaj pas zgjedhjeve locale është e gatshme për ti dhënë fund partisë e cila cdo ditë e zhgenjen. Projekti I rrugës Prishtinë- Gjilan – Konqul është për qytetarët e anamoravës dhe është project që PDK e ka sjellë. Ata që deri sot e kanë quajtur “ jabangjinjë” tani pikërisht ata e kanë mbushur qytetin me fotografi të huaja të “ jabangjinjëve”, që vetëm njëherë vijnë në Gjilan për ti marrë votat tuaja dhe nuk do ti shihni më, për dallim nga kryeministri jonë që u përkujdes për infrastrukturë.
Salihe Mustafa tha se “ femrat flasin pak por punojnë shumë. Ne e dimë të gjithë punën tone mirë, punën e cila e ka bë PDK dhe tani i erdhi radha zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqenjës së qytetarëve”
Qemaj Mustafa tha se “ ju falenderoj për punët e përbashkëta që bëmë sa ishim në opozitë dhe që nuk ishin të lehta, e posaqërisht ju falenderoj për bashkëpunimin dhe ndihmesën në kohën e qeverisjes. Ne bashkë kemi bërë ndryshime në komunën tonë të dashur. Në bashkë do të korigjojmë gabimet tona, sepse ne kemi potencial dhe ne dijmë. Ka individ që dinë të flasin por që asnjëhërë nuk kanë bërë project sikur ne, sikur z. Hashim Thaci. Andaj qytetari nuk gabon më, i ka provuar tashmë. Misioni i ri është project i madhë, për sejcilën qytetarë, për sejcilën familje për punë kualitative dhe të qëndrueshme.
/E sposorizuar/