(2L ONLINE) – Nëndega e XX, Lagjja Arbëria e organizuar si gjithmonë në mbështetje të kandidatëve për deputetë të Gjilanit që gjenden në listën zgjedhore të PDK-së. Takimit ju bashkëngjitë edhe Zv Ministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka, ka bërë të ditur, Mimoza Shkodra- Bislimi nga Zyra për informim e PDK- së.
I Falënderojmë të gjithë qytetarët e lagjes për angazhimin dhe përkrahjen e parezervë për fitoren e radhës së PDK-së. Të gjithë pa dallim e kanë kuptuar se me PDK dhe numrin 58 nënkuptohet Misioni i Ri – Fondi i punësimit (200,000 vende te reja pune), vazhdimësi e ngritjes së pagave (25% çdo vit), Autostrada Prishtinë-Bresalc-Gjilan-Përlepnicë-Dheu i Bardhë, Shkollim e Studime pa-pagesë, investime të reja në infrastrukturë, integrime evropiane dhe shumë premtime tjera që kryeministri Thaçi do ti përmbahet sikurse që ju përmbajt çdo premtimi deri më tani”, ka thënë Mimoza Shkodra- Bislimi nga Zyra për informim e PDK- së. /2L ONLINE/