(2LONLINE) – Në takimin e shtabit të PDK-së dhe një pjese të strukturës së nëndegës në fshatin Livoç i Ulët që ishin disa dhjetëra aktivist, në të cilin takim ka marrë pjesë edhe kryetari Qemajl Mustafa, shihet hapur një angazhim konkret për takimin me të gjitha familjet e Livoqit të Ulët. Të pranishmit kanë thënë se pjesë e shtabit dhe nënshtabeve të themeluara atje, janë edhe elektorati i AAK-së, VV-së, por edhe partive të tjera më të vogla të mbledhura rreth një qëllimi, parandalimin e së keqes që mund t’i kanoset Gjilanit me ardhjen në krye të LDK-së, e cila nuk mbahet në mendje për asnjë projekt të vetëm të mirë të realizuar në Gjilan, kanë thënë ata, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për informim e PDK-së së Gjilanit.
Më tej thuhet se, Kudret Rexhepi, Bahri Uka, dhe të tjerët kanë thënë se mobilizimi është pa krahasueshëm më i madh se sa në fushatën për garën e tre nëntorit. Jemi duke komunikuar me secilën familje, sepse të gjithë janë me ne në këtë garë për balotazhin e 1 dhjetorit. Ne të gjithë e mbajmë shumë mirë në mendje punën e madhe që është bërë në fshatin tonë nga ana e Partisë Demokratike, i dimë mjaft mirë nevojat dhe prioritetet, por ato mund t’i realizojmë së bashku pas fitores së PDK-së. Jemi shumë unik dhe kemi mbuluar të gjithë fshatin me përfaqësues të shtabeve dhe nënshtabeve.
Ndërsa Qemajl Mustafa ka thënë se mobilizimi konkret dhe i detajuar i juaji, i të gjithëve tregon se ne do të jemi fituesit. “Ardhjet e shumta nga subjektet si AAK, VV, partitë e vogla etj, dëshmon se së bashku edhe qytetarët e shumtë që i kemi përkrah do të jemi përmbysës të rezultatit dhe fitues të garës së 1 dhjetorit. Ne jemi mobilizuar kështu në këtë formë të fituesit të bindshëm, falë angazhimit shumë të madh që po bëhet gjithandej në fshatra lagje e familje”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se LDK, ka pak gjasa që ta mbaj këtë rezultat. Ndërsa ne po rritemi përditë e më shumë falë mbështetjes së miqve tanë që deri më 3 nëntor ishin elektorat i ndonjë subjekti tjetër, por edhe falë angazhimit shumë të madh të qytetarëve për ta ndaluar ardhjen në pushtet të atyre që nuk njihen për asgjë të mirë në Gjilan”.
“Ne e kemi bindur vetveten dhe qytetarët se ne jemi fituesit së bashku me të gjithë ju. Këtë bindje e kemi krijuar shumë kohë më parë, por ditëve të fundit kur po shohim ardhjet në mbështetje të PDK-së për balotazhin e 1 dhjetorit dëshmojnë se këto mbështetje do ta nxjerrin PDK-në me disa mijëra vota përpara”, ka thënë Mustafa..
“Ne nuk jemi aspak të demotivuar si parti, por as unë si kandidat dhe asnjëri nga aktivistët, përkundrazi të gjithë janë sot në këmbë natën dhe ditën me të vetmin qëllim fitoren e Gjilanit, fitoren time, fitoren e PDK-së dhe kjo po bëhet bashkërisht me të gjithë ju, sepse kështu së bashku jemi të dëshmuar në qeverisjen gjashtëvjeçare me Gjilanin, ku ju më së miri do ta vlerësoni më 1 dhjetor”, ka uruar kryetari Mustafa. Përfundon komunikata e PDK-së, zyra për informim. /2lonline/