Misioni i RI ofron programin kombëtar për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, i cili do t’u ofronte fëmijëve kosovarë shërbime mjekësore dhe programe parashkollore, të cilat do t’ua zhvillonin atyre aspektet kognitive, sociale dhe fizike.
Kosova e ka përqindjen më të ulët në rajon të fëmijëve të moshës prej 0-5 vjet, të cilët ndjekin programin për parashkollor, ndërsa shumica prej tyre janë të koncentruara vetëm në zona urbane.
Ky është një problem i konsiderueshëm dhe shqetësues për zhvillimin e mangët të kapitalit njerëzor të vendit, sidomos për fëmijët që jetojnë në kushtet e varfërisë në zona rurale dhe të cilët përshkak të mundësive më të kufizuara ekonomike dhe prindërve më të paarsimuar nuk kanë mundësi që të kenë stimulim kognitiv dhe kujdes shëndetësor të atij niveli që atyre do t’ua forconte shkathtësitë dhe do t’u ndihmonte për ta tejkaluar statusin socio-ekonomik të familjes së tyre.
Kosova ka nevojë për zgjerimin dhe rritjen e numrit të Institucioneve Parashkollore. Mundësi e mirë për këtë është edhe investimit me bashkëfinancim edhe nga sektori privat.
Në Gjilan janë disa Institucione private për kujdesin për parashkollorë, njëra prej tyre është edhe kopshti i fëmijëve Hello, i cili ka mbi 70 fëmijë parashkollor, ky institucion të cilin e vizituam sot, ka plane për të zgjeruar aktivitetin e tij, ne prezantuam mundësinë të cilin e ofron Fondi për Zhvillim dhe Punësim, të cilin përmes një projekti të mirë, edhe ky institucion parashkolor mund të jetë njëri ndër mijëra përfituesit që do ta shfrytëzojnë këtë fond për zgjerimin e veprimtarisë së tyre.
/e sponsorizuar/