(2L ONLINE) – Mimoza Shkodra, zëdhënësja e PDk-së së Gjilanit thotë se tashmë është çdo gjë zyrtare dhe dihet se PDK në Gjilan garon me kandidatët më serioz dhe më të dëshmuar në sferën shoqërore, publike dhe politike. Emërat zyrtarë tashmë dihen si: Ish- kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa, ish- deputeti Zenun Pajaziti, ish- deputetja Salihe Mustafa, Sabedin Kadriu dhe Florina Zymberi.
Shkodra thotë se PDK e Gjilanit konisederon që do të dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit sepse kai dëshmuar që është subjekti më seriozë politik, me një lider serioz siç është ish- Kryeministri Hashim Thaçi.
“Kandidatët tanë për deputet apsolutisht janë kandidatët më serioz dhe më të dëshmuar në Gjilan dhe anamoravë, gjë që sikurse edhe në të kaluarën do të vazhdojnë të punojnë me projekte konkrete për qytetarët e komunës tonë të mirë dhe do të kujdesen shumë që të mos përjetojnë zhgënjimin sikurse që po ndodhë me qeverisjën aktuale”, tha zëdhënësja Mimoza Shkodra. /2l Online/
Qemajl Mustafa
Zenun Pajaziti
Salihe Mustafa
Sabedin Kadriu
Florina Zymberi