(2LONLINE) – Kandidatët e PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Qemajl Mustafa dhe Salihe Mustafa, në kuadër të prezantimit të Fondit për Zhvillim dhe Punësim, kanë vizituar edhe tri shoqatat, Handikos, Shoqatën e Shurdhmemecëve dhe shoqatën e të Verbërve.
Këto shoqata gjatë u shprehen të gatshme për të mbështetur kandidatët e PDK-së për deputet, duke besuar se do të gjejnë mbështetjen dhe përkrahjen edhe nga qeverisja e ardhshme e PDK-së.
Të tri shoqatat shprehen falenderim të veqant për ish-kryetarin Qemajl Mustafa, i cili ka mbështetur me vite të tëra projektet dhe kërkesat e tyre. Falë tij, ne sot kemi objektin e ri, kushtet më të mira të punës, ka punësuar në komunë dy persona me aftësi të kufizuara dhe në vazhdimësi na ka mbështetur financiarisht shoqatat tona.
Ndërsa, gjatë bashkëbisedimit ata u shprehën të zhgënjyer me qeverisjen aktuale të komunës, duke numëruar arsyet dhe problemet me të cilat sot po përballen te tri shoqatat. Tani nga komuna i janë ndërprerë financimi i projekteve, i është ndërprerë kontrata e punës personit me aftësi të kufizuara, shoqata e të verbërve ka dy muaj që nuk kanë marr përgjigje nga komuna lidhur me kërkesën e drejtuar, me kryetarin e komunës ka me muaj që nuk mund të takohen etj.
Ata u shprehën të pakënaqur edhe me drejtorin e arsimit, sepse deri më tani as nuk kemi pasur të vetmin takim dhe kanë shkëputur raportet me ne. Ne kemi fëmijë të hendikepuar të cilët në pamundësi të mbulimit të shpenzimeve të transportit, ata sot kanë mbetur jashtë bankave shkollore, tani gjendja në shoqatat tona është shumë e vështirësuar, kemi stagnim të gjendjes.
Qemajl Mustafa shprehu bindjen se ne do të vahdojmë të ju qëndrojmë pranë jush, do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ju përkrahur edhe në të ardhmen, sepse ne i kuptojmë drejtë problemet dhe nevojat e tyre, ne kemi bërë të mundshëm për ju dhe do të mundohemi të bëjmë të mundshmën edhe në të ardhmen për ju, si në aspektin e financimit të projekteve, punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe trajtimin e drejtë të kërkesave tuaja.
Ndërsa Salihe Mustafa tha se Ligji për Aftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kyfizuar është monitoruar nga KOmisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Social, ku unë kam marr pjesë si anëtare e PDK-së, ne kemi kërkuar që ligji të plotësohet e të ndryhohet në favor të kësaj kategorie.
Në ligjin aktual parashihet që secila kompani që ka mbi 50 të punëtor, duhet të punësoj një person me aftësi të kufizuar. Ne si PDK do të ndryshojm këtë ligj, që në rast se nuk zbatohet ky ligj nga kompania përkatëse, atëhere duhet të detyrohet që të paguajë page minimale mujore në një fond të veqant.
Tri shoqatat felenderuan kandidatët për vizitën dhe mbështetjen e angazhimin që kanë bërë deri më tani për ta, duke besuar se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë kjo përkrahje.
/ e sponsorizuar/