(2L ONLINE) – Në takimin e mbajtur sot me kryetarët e nëndegëve të PDK- së ku prezent ishin 43 kryetarë te nëndegëve dhe njëherësh edhe u raportua për gjendjen në teren, u tha se lideri i PDK- së hasim Thaçi i ka tejkalua përmasat e liderit partiak dhe se mbështetja për te është duke u bërë nga të gjithë qytetarët. Ka thenë Mimoza Shkodra- Bislimi zëdhënëse e PDK-së së Gjilanit.
Ajo tha se qytetarët e Gjilanit mbështetjen e PDK- së po e shohin si shpëtim dhe mbështetje për familjet e tyre dhe me fitoren e tretë të PDK- së qytetarët po e shohin suksesin dhe fitoren e tyre.
“Gjithashtu “Misioni i Ri” po pranohet dhe mbështetët nga të gjithë qytetarët ku njëri nga ta që ishte prezent në këtë takim tha se pavarësisht që i përkas LDK- së unë do ta votoj Hashim Thaçin dhe “Misionin e Ri” sepse është mision për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe familjet kosovare”, ka thënë Shkodra-Bislimi.
Sipas saj, fitorja e tretë e PDK- së është fitore për Kosovën e cila do të ndodhë me 8 Qershor sepse kryeministri Thaçi tanimë i ka kaluar përmasat e një lideri ballkanik dhe fitorja e tretë e tij si kryeministër po cilësohet dhe krahasohet me fitoren e tretë të Merkelit në Gjermani e cila ishte fitore për shpëtimin e Evropës nga kriza financiare. Misioni i ri është mision i të ardhmes për dallim nga kthesa e LDK- së e cila tregon kthim mbrapa është shprehur në fund, Mimoza Shkodra – Bislimi, nga Zyra për Informim e PDK- së së Gjilanit / 2L ONLINE/