Sami Hoxha në prani të shumë aktivistëve të PDK- së në Cërrnicë tha se “unë jam para jush në fshatin tim, fshatin të cilin ka dhënë shumë kontribut për mbarëvajtjën e vendit. Sot ne jemi bashkë që të prezentojmë misionin e ri, mision që bashkëudhëton me ju, kandidatët tanë për deputet dhe kryeminitrin e tashëm dhe të ardhëshëm të Kosovës.
Ne kemi kandidatët më të mirë dhe ata janë të dëshmuar dhe ju i njihni. i njihni edhe për punën e tyre të drejtë dhe të mirë në zhvillimin e qytetit tonë, ndryshimin rrënjësor të qytetit tonë dhe mbarë Kosovës në përgjithësi
Këta kandidatë si Zenun Pajaziti, Salihe Mustafa, Qemajl Mustafa, Florina Zymberi dhe Sabedin Kadriu janë kandidatët largë më të mirë se kandidatët e listave tjera.
Selvete Rudhani kryetare e Partisë së Drejtësisë tha se ne jemi të lumtur që jemi në një listë të përbashkët. Ne kemi gjithashtu dy kandidate të dëshmuara Nafie Gash dhe Labinota Demi. Ne jemi në listën e misionit të ri, mision i cili është i hartuar për qytetarët e Kosovës. Numri 58 është numri më i mirë dhe më i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
/ e sponsorisuar/