(2LONLINE) – Sami Hoxha koordinator I PDK-së në Gjilan ju uroj mirëseardhje Omer Dakut me të rinjtë dhe tha se në PDK- në e Gjilanit ka vend për të gjithë dhe gjithashtu PDK dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit ka nevojë për njerëz të suksesshëm të politikës dhe të profesionistëve.
Ai tha se bashkërisht do të jenë fitues të zgjedhjeve të 8 qershorit sepse Gjilani ka nevojë për ne dhe do tëi ikin pakënaqësive të cilat po I përjetojnë nga qeverisja lokale.
Omer Dakui cili shte edhe nënkryetar komune në qeverisjen e kaluar tha se “ne jemi vetëm një simbolikë sot ku në mesin tonë kemi profesionistë të profileve të ndryshme dhe duke u nisur edhe nga fakti se kemi edhe ish drejtorë të suksesshëm komunalë gjë që komunikimi I mirë gjatë qeverisjes dhe punët e mira të bëra bashkërisht me ju dhe të cilat janë të njohura për opinionin publik ne kemi kënaqësinë të japim kontribut brenda PDK-së.
Gjithashtu ai shtoi se në mesin e tyre kanë edhe shoqatën e shurdhëmemecëve të Kosovës në krye me Enver Kurtalani, pastaj dhe Hamdi Ismajli një inxhinier I suksesshëm I ndërtimtarisë I cili deri sot nuk ishte pjesë e grupimeve politike.
Në këtë takim prezent ishin edhe Ish deputeti Zenun Pajaziti, dhe Ish deputetja Salije Mustafa me ktë rast Dakut dhe të rinjve I uruan mirëseardhje.
Zëdhënësja Mimoza |Shkodra tha se Dega e PDK- së në Gjilan po rritet me aderime të reja të cilat po ndodhin çdo ditë falë angazhimeve të grupit koordinues dhe të strukturës së PDK-së në Gjilan dhe kandidatët për parlamentin e Republikës së Kosovës janë kandidatët më serioz dhe të shquar në sferën politike të Gjilanit. /2lonline/