(2L ONLINE) – Lidhur me deklarimet e zyrtarëve të AKR-së se tek ta ka aderuar një pjesë e kryesisë e Partisë së Drejtësisë (PD), Dega në Gjilan, ( shih shkrimin: Një pjesë e PD-së kalon në AKR) – kanë reaguar drejtues të PD-së, përmes Labinotë Demi Murtezi e cila në këtë reagim ka sqaruar se PD-ja e Gjilanit vlerëson se informatat e fundit ne lidhje me kalimin e disa ish anëtarëve të PD-së, n ëdeëgn e AKR-së nuk është një aderim.
Labinotë Demi Murtezi, e cila njëherësh është edhe kandidate prë deputetet e PD-së ka bërë me dije se kryesia e PD-së në mbledhjen e mbajtur me 24.04.2014, ka shkarkuar sekretarin e degës nga pozita e sekretarit në anëtar të thjeshtë të kryesisë, ndërsa ka larguar nga kryesia e degës nënkryetarin për kulturë, nënkryetarin për shtrirje dhe zhvillim, si dhe një anëtar kryesie.
Demi Murtezi tha se këta dy të fundit, emrat e te cilëve po përmenden kinse kanë aderuar në AKR, në realitet kanë qenë të larguar nga vet kryesia e degës së PD-së. Për këtë realitet kemi dëshmi procesverbalin e mbledhjes së datës së lartpërmendur, si dhe nënshkrimet e anëtarëve pjesëmarrës të kryesisë në këtë mbledhje, ku nga 15 sa kanë qenë të pranishëm, 14 prej tyre ishin pro largimit të tyre nga kryesia.
“Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan po përgatitët fuqishëm për zgjedhjet e 8 Qershorit, ndërkaq sot presim për vizite pune Kryetarin e partisë prof.dr.Ferid Aganin me shtabin qendror zgjedhor”, ka thënë Labinotë Demi- Murtezi / 2L ONLINE/