Partia e Drejtësisë uron përzemërsisht popullin dhe institucionet e Republikës së Turqisë për zgjedhjen e Rexhep Taip Erdogan si President. Partia e Drejtësisë uron përzemërsisht popullin dhe institucionet e Republikës së Turqisë për zgjedhjen e Rexhep Taip Erdogan si President i parë i shtetit i zgjedhur nga vota e drejtëpërdrejtë e qytetarëve. duke shprehur bindjen se ai do të vazhdojë të jetë shtyllë e fuqishme për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe mbështetëse e përhershme e shtetit të Kosovës si në arenën rajonale, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
“Partia e Drejtësisë shpreh kënaqësi të madhe që miku i përhershëm dhe mbështetësi i saj i madh Rexhep Taip Erdogan, zëri më i fuqishëm i drejtësisë në arenën ndërkombëtare, arriti të kurorëzojë karrierën e tij të ndritshme politike me fitoren e madhe që pa asnjë dyshim do të jetë në shërbimin më të mirë të realizimit të interesave afatgjate të bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë si dhe popujve të dy shteteve tona mike, në rrugëtimin e përbashkët kah Bashkësia Evropiane dhe strukturat e tjera relevante ndërkombëtare”, thuhet në urimin e PD-së dërguar presidentit të porsazgjedhur të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.