(2L ONLINE) – Në fshatin Remnik të Vitisë, që nga sot do të jetë në shërbim të banorëve të këtij lokaliteti ambulanca mjekësore, e cila do të veproj në të njëjtin objekt ku kishte funksionuar edhe në vitet e 90-ta. Rifunksionalizimi i objektit, është bërë me një investim të përbashkët të institucionale të Vitisë dhe kontributit vullnetar të banorëve të Remnikut.
Në ceremoninë zyrtare të rihapjes së kësaj ambulante, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti u shpreh se ai dëshiron që banorët e këtij lokaliteti, të shërbehen me asistencën mjekësore që ju ofrohet nga ekipi, në mënyrën sa më të mirë.
“Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbime sa më të mira për qytetarët tanë, si në ofrimin e shërbimeve mjekësore, po ashtu edhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe furnizim me mjetë të nevojshme për të qenë sa më funksionale kjo ambulante”, tha kryetari Haliti.
Ai po ashtu ka premtuar se do të vazhdoj edhe më tej në krijimin e kushteve sa më të mira si në këtë punkt, po ashtu edhe në ato të lokaliteteve të tjera.
Drejtori I Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale Basri Aliu, ka bërë të ditur se ky projekt për të rihap ambulanten në Remnik ka qenë i hershëm.
“Ne kemi marrë këtë iniciativë që ta funksionalizojm atë dhe së bashku me komunitetin kemi arrit ta bëjmë të gatshme për shërbim. Këtu do të jepen shërbime infermierie çdo ditë në javë kurse mjeku do të jetë për kontrolle dy herë në javë”, tha Aliu. /2L ONLINE/