(2L ONLNE) – Më kujtohet njëherë e një kohë kur me orë por edhe ditë të tëra nuk kishim rrymë. Teksa ne na vlonte truri dhe kthenim kokën nga qielli për të numëruar yjet, një fqinjit tonë që njiheshe botërisht se ai dhe familja e tij konsideroheshin si rast social nuk i ndodhte e njëjta sepse ai kishte zgjidhur problemin.
Ai kishte gjenerator i cili e kursente atë dhe familjen e tij nga të gjitha traumat që përjetonim ne të tjerët. E ne kishte momente kur e lakmonim dhe njëkohësisht, mendonim dhe e shprehnim si nëpër dhëmbë: çfarë paradoksi!! Paradoks Kosove?!
Tani të mendosh se ky farë lloj Sui Generis-iteti ynë është fakt i kontestueshëm ndoshta është vrazhdësi ndaj vetvetès! Por… historiku dhe përditshmëria jonë që të ballafaqon me gjëra dhe pamje që ndoshta nuk mund të i hasësh gjëkundi tjetër të bënë të mendosh kështu edhe pse kjo bartë me vete rrezikun e të qenurit subjektiv.
Shikoni me kujdes profilin në rrjetet sociale e të shumë të rinjve e të rejave nga këto hapësirat tona dhe do vëreni një jo koherencë në mes së asaj se në çfarë ata besojnë (të paktën kështu paraqiten) dhe çfarë në fakt ata dëshirojnë. Ose- ose, ata nuk e dinë se në çfarë besojnë dhe nuk e kanë të çartë se çfarë në të vërtetë dëshirojnë!
Në vendin e cover fotografisë së shumë prej tyre sheh citate dhe shkrime nga librat e besimeve fetare ose simbole që përkujtojnë adhurimin në perëndi ndërkaq po i/e njëjta arkivin e fotove dhe murin e faqes se vet e ka të mbushur me fotografi që nuk janë larg provokimit erotik!
Shikoni qytetin gjatë muajve verorë. Nga njëherë të mbushet mendja se je diku në ndonjë plazh deti e jo në qytet ku as lum nuk ka. Femra të lakuriqësuar në ekstrem e që bënë kontrastin karshi ekstremit tjetër të mbuluara tërësisht, vetëm me sy të zbuluar e ndodhë edhe pa ta.
Edhe raste kur dy,femra që janë nga e njëjta familje e ka raste kur janë edhe shoqe shkojnë bashkë ku njëra është e mbuluar e tjetra tej mase e zbuluar! Tani kur shikon këto skena paradoksi që vështirë se i hasë diku tjetër është vështirë të përcjellësh logjikën edukative e çfarëdo lloji çoftë ajo.
Ekstreme që bashkëjetojnë se kultura dhe toleranca e këtyre njerëzve është e një niveli që i ka hije një qytetërimi mijëvjeçar?! Apo dëshira për të shkuar pas një mode të caktuar me çdo kusht pavarësisht nga vjen ajo nga perëndimi apo lindja dhe për tu dukur ndryshe me çdo kusht. Se po të ishte ndryshe do respektohej logjika se perëndia na i dha mendjen që ne të mund të vlerësojmë vetë se çka duhet mbuluar e çka jo!
Të gjitha ekstremet provokojnë! Do thosha, jo zhveshjes që të bënë të i ngjasosh kafshës me instinkt e pa turp e logjikë, si dhe jo mbulimit që nuk të lejon ta kuptosh në je njeri apo çka!!!
/Xhelil ARIFI. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/