Punësimi në Beograd i ish-Prokurorit kryesor i EULEX-it për ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë, Mauricio Salustro, po vazhdon të komentohet në forma të ndryshme në vendin tonë.
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, ka shkruar një status në Facebook, duke thënë se është tepër për të qenë rastësi punësimi i Salustros në Beograd.
“Ish prokurori I EULEX Salustro fillon punën ne Beograd si këshilltar i Prokurorisë se Serbisë! Pak tepër për të qenë rastësi!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, Salustro ka qenë prokurori kryesor i ndjekjes së ish-luftëtarëve të UÇK’së. Pothuajse të gjitha rastet i ka humbur në mungesë të provave.
Prokurori italian më së shumti ishte ballafaquar me Fatmir Limajn, i cili është shpallur i pafajshëm për “Rastin Kleçka”.