Ekspertët kanë zbuluar se cilat janë ushqimet që luftojnë gërhitjen, pagjumësinë e ankthin. Po poshtë po ju paraqesim një listë me ushqime dhe funksionin që ka secila prej tyre.
Për të fjetur
Fruta e pasur me melatoninë janë qershitë dhe janë ideale për t’i ngrënë para gjumit. Sipas Dana James, farat e kungullit janë gjithashtu një opsion i mirë. “Ato janë të pasura me magnez, çka ndihmon në relaksimin e muskujve të trupit dhe si rrjedhojë një gjumë të thellë”, tregon ajo. Dhe së fundmi, kokoshkat janë zgjidhja ideale para natës. Ato përmbajnë serotonin, një element kimik që rregullon çrregullimet e ciklit tonë të gjumit.
Për të shmangur makthet
Për të shmangur makthet duhet të shmangni edhe ushqimet që janë të pasura me magnez, siç është avokadoja dhe zarzavatet me gjete jeshile, si spinaqi. Gjithashtu shmangni edhe djathin, i cili përmban opioid peptides që lodhin imagjinatën.
Për të ndihmuar me gërhitjen
Gërhitja është një efekt i zakonshëm i personave që janë mbipeshë. Në lehtësim të saj mund të vijnë fruta të pasura me vitaminën C, si limoni, portokalli apo grejpfruti.