(2L ONLINE) – Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit” , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar një takimin përmbyllës lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e fletënotimeve për anëtarët e kuvendit komunal dhe raportit monitorues për punën e ekzekutivit gjate periudhës Prill- Dhjetor 2014.
Drejtoresha ekzekutive,projekt menaxherja Besime Tusha ka njoftuar te pranishmit me raportin e monitorimit dhe përformancën e ekzekutivit në komunën se Kamenicës. “Gjate periudhës se monitorimit Prill-Dhjetor 204 monitoruesit e OJQ-së NOPM nga afër kane përcjellë punën e ekzekutivit dhe legjislativit, ky monitorim ka pasur për qellim te identifikoje te metat e qeverisjes dhe shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi por edhe te shënojë ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve , shfrytëzimin e buxhetit, marrjes se vendimeve si dhe rritjes se transparencës”, ka thënë Tusha.
OJQ NOPM në fletënotim ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme performancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve dhe subjekteve politike në kategoritë të paraqitura : Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës, Ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit,
Kërkesa për interpelancë , nga kjo del se me i votuari përveç Kryesuesit te Kuvendit Bajram Dërmaku (130), është Arsim Thaçi(V.V)me 100 pjesëmarrje ne diskutime, Jeton Biqku (LDK) 90 pjesëmarrje ne diskutime,ndërsa nga këshilltarët femra janë : Besa Hoxha –Krasniqi (LDK) 28 pjesëmarrje ne diskutime dhe Fillorta Rexha (PDK) 15 pjesëmarrje ne diskutime.
Ndërsa anëtarët me aktiv ne Komitetin për Politik dhe Financa kanë qene: Besnik Rrudhani (LDK) me 34 pjesëmarrje ne diskutime,Sami Kastrati me 17 pjesëmarrje ne diskutime. Me aktivi ne komitetin për komunitete ka qene: Miljkovic Zhivojin , Satmifer Kryeziu, dhe Milaim Rexhepi.
Gjatë monitorimit te Kuvendit , këshilltarët e kuvendit komunal kanë marrë këto vendime : 12 vendime për dhënien ne shfrytëzim te tokës,një vendim për formimin e këshillit për siguri ne bashkësi, 42 vendime te ndryshme si dhe kanë aprovuar 6 rregullore komunale.
Pas përfundimit te prezantimit te raportit te monitorimit e kane marre fjalën shumica e këshilltarëve komunal dhe drejtoret e drejtorive te cilët kane shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin përfundimtar te monitorim , shumica prej tyre kane thënë se duhet inkurajuar sheqerin civile dhe përkrahur OJQ-te qe te përcjellin dhe te monitorojnë punën e ekzekutivit dhe legjislativit pasi qe kjo e ngrite cilësinë dhe nivelin e punesë dhe transparencës.
Te pranishëm ne këtë takim kane qene: këshilltarët e kuvendit komunal,drejtoret e drejtorive komunale,pjesëtarët e shoqërisë civile, mediet lokale dhe qytetaret.
Këtë projekt e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci. /2L ONLINE/