Sipas gazetës britanike The Guardian, menaxheri Arsene Wenger e do Xherdan Shaqirin në Emirates Stadium dhe për futbollistin kosovar klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë 15 milionë funte (rreth 18 milionë euro).
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit (21) është pjesë e rëndësishme e Bayern Münchenit, edhe pse nuk është në formacionin shartues, transmeton agjencia Ina. Në ndeshjet e fundit ka dhuruar disa asistime, ndërsa ka konkurrent kryesor Arjen Robbenin.
Përpos Arsenalit, për Shaqirin interesim kanë shfaqur edhe skuadra angleze Liverpool dhe ajo gjermane Borussia Dortmund.