Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” – Viti, të shoqëruar nga drejtori Mujë Tafa, janë pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti.
Gjatë këtij takimi nxënësit kanë paraqitur para kryetarit disa harta që janë punuar nga ta në bashkëpunim me profesorët nga lënda Gjeografi dhe TIK dhe nga eksperti i kësaj fushe Prof. Dr. Bashkim Idrizi nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.
Hartat janë të karaktereve të ndryshme si demografike, ekonomike, biznesore, bujqësore etj dhe janë përgatitur nga vetë nxënësit në kuadrin të një projekti në mbështetje të GEO-SEE Institute.
Kryetari Haliti i përgëzoj ata për punën duke kërkuar që të vazhdojnë me angazhime në mësime dhe në ngritje profesionale, pasi sipas tij e ardhmja e vendit nvaret nga puna dhe angazhimi e të rinjve.
Përndryshe bëhet me dije se nxënësit kanë hartuar 9 harta dhe atë në një periudhë 6 mujore. Gjithashtu ata prezantuan edhe draft uebfaqen e gjimnazit. /2LONLINE/