Kampioni aktual i Evropës dhe nr. 3 i botës në kategorinë “Cruiser” Nuri Seferi do të përballet në fund të janarit me Nr. 1 të botës Krzysztof Glowacki në vendin e këtij të fundit, në Poloni! Lufta Seferi vs. Glowacki është pjesë e një Turneu Eliminator që e ka përzgjedhur Federata WBO në asamblenë e saj të fundit në Las Vegas.
Përpos Seferit dhe Glowacki-t në këtë turne marrin pjesë edhe dy britanikë, ata janë Tony Bellew dhe Nathan Cleverly. Kjo do të thotë se fituesi i duelit Seferi vs. Glowacki do të përballet në finale me fituesin e duelit Nahan Cleverly vs. Tony Bellew dhe fituesi i finales do të shpallet përfundimisht kundërshtar i domosdoshëm i kampionit WBO të botës i cili aktualisht është Marco Huck, thuhet në një njoftim për medie nga menaxhmenti i Nuri Seferit.