Ndonëse ishte raportuar për rënie sa i përket rasteve të vjedhjeve në komunën e Vitisë gjatë vitit 2013, megjithatë në tre muajt e këtij viti kjo dukuri ka shënuar një rritje të dukshme.
Rastet e vjedhjeve janë shqetësuese për qytetarët të cilët kërkojnë një përkujdesje dhe angazhim më të madh të organeve policore gjatë natës nëpër vendbanime. Ndërsa autoritetet policore kërkojnë nga qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mënyrë që të eliminohet kjo dukuri shumë shqetësuese.
Komandanti i stacionit policor në Viti kapiten, Agim Lipovica njoftoi për RTK, për disa raste të vjedhjeve në këtë komunë, si edhe ndriçimin e disa prej tyre me kapjen e një rrjeti që dyshohen të jenë përfshirë në dhjetra raste të vjedhjeve. Ai kërkoi një bashkëpunim të popullatës me policinë për të eliminuar këtë dukuri shqetësuese për qytetarët.