(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se kanë arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, pasi për ta ka pas urdhëresë nga gjykata.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajon ne Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se arrestimi është bërë në bazë urdhëresave të lëshuara nga gjykata dhe se në stacionin policor të Kamenicës nga ana e patrullës është sjell personi: V. H, me urdhëresë të gjykatës, i dënuar në kohëzgjatje prej 1 viti.
Ai menjëherë është dërguar në Institutin Edukativo-korrektues në Lipjan, ka thënë toger Hashani.
Po ashtu edhe personi A. D, është ndal nga njësitet me urdhëresa te gjykatës dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Qendrën e paraburgimit në Gjilan. /2lonline/