Gjilan – (2LONLINE) – Në kuadër te projektit “Zonja e vetvetes” që po implementohet nga Organizata Jo Qeveritare “Merita”, dhe i mbështetur nga koalicioni i OJQ-ve në kuadër të “Demokracisë në Veprim” dhe Olof Palme Internacional Center, në regjionin e Gjilanit sot është mbajtur debat me temën, “Rëndësia e daljes së gruas në zgjedhje dhe informimi i tyre rreth procesit të votimit.”
Liza Gashi, menaxhere e këtij projekti ka shpjeguar para të pranishmëve rreth aktiviteteve që janë duke u implemetuar. Po ashtu, ajo ka shpjeguar se qëllim i projektit është të sensibilizoj gruan dhe të informoj atë, mbi rëndësinë e daljes në votim dhe votës së pavarur.
Ajo deklaroi se janë mbajtur disa punëtori për ti informuar gratë e zonave rurale se si duhet te votohet dhe pse duhet të del gruaja në zgjedhje. Punëtori informuese janë mbajtur në fshatrat Miresh, Kishanpole, Gadish, Zheger, Cërnicë.
Panelistet e këtij debati i kanë inkurajuar grat duke i thirrur ato që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë lirshëm, sepse shoqëria nuk përbëhet vetëm nga meshkujt, por se edhe ato janë faktor që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e numrit të popullsisë së Kosovës.
Ajtene Shahiqi citoi se gruaja duhet të sensibilizohet edhe më tej, në mënyrë që ajo të dal në zgjedhje. Gjithashtu, gruaja duhet të inkurajohet që të inkuadrohet në pozitat kyçe të shoqërisë në mënyrë që ta jep kontributin e saj. Ajo ka vlerësuar se gruaja duhet që domosdoshmërish të votoj lirësh në proceset zgjedhore duke u respektuar e drejta e saj legjitime.
Valentina Rexhepi Bunjaku ka vlerësuar se, grat shumë pak janë përfshirë në proceset vendimmarrëse në Komunën e Gjilanit dhe se nuk është vlerësuar shumë roli i gruas nga qeveritarët lokal. Gjithashtu, ajo ka thënë se është brengosëse që partitë politike shumë pak punojnë në sensibilizimin për rëndësinë që ka vota dhe dalja e qytetarëve në votim.
Besa Baftiu ka thënë se gruaja nuk është vetëm aparat për riprodhim dhe se sipas saj është shqetësuese fakti që vetëm fal kuotës së përcaktuar nga ligji, grat janë të përfshira në politik. Ajo i ka inkurajuar grat të merren aktivisht me politik dhe u ka bërë thirrje atyre që të dalin në zgjedhje dhe të jen të pavarura në votim.
Drita Maliqin, e shqetëson fakti që edhe pas 14 viteve pas lufte, ende duhet t’u tregohet femrave se si të votohet. Ajo si shqetësim ngriti edhe mungesën e fondeve për emancimin dhe përkrahjen e gruas. Gjithashtu, znj, Maliqi theksoi se mediat duhet të luajnë një rol kyç në promovimin e gruas dhe kërkoi nga këto subjekte t’u jepet atyre më shumë hapësirë mediatike, pasi ka shumë gra të zonja të cilat janë shembull për gjithë shoqërinë.
Të pranishmit në debat si Ramadan Mehmeti, Xhylie Hajdari, Vedat Xhymshyti shtruan pyetje dhe komentuan në lidhje me mundësinë e inkuadrimit e femrës nga zonat rurale në vendimmarrje lokale, mundësinë e fuqizimit të gruas edhe pas zgjedhjeve si dhe afrimin e grave duke bashkëpunuar më shumë mes vete, në mënyrë që roli i tyre në shoqëri të fuqizohet edhe më tej. /2lonline/