Gjilan – (2LONLINE) – Javë më parë, policia kishte raportuar një rast të tentim vrasjeje që kishte ndodh në fshatin Tërpezë të Vitisë, ku një qytetare kishte pirë “varakun”, ndërsa në raportin shtesë të policisë të lëshuar të enjten, bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit në fjalë dhe ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur me shtatë korrik, ku në Shtëpinë e Shëndetit në Viti ishte sjellë një person në gjendje të rënd si pasoje e helmimit me element kimik pastrues(varakin).
Sipas familjareve viktima S. M e lindur 1958 ka tentuar te vetëvritet duke pire varakin dhe nuk i dine arsyet e kësaj ngjarje . Pas trajtimit ne Shtëpinë e Shëndetit ne Viti viktima është dërguar ne Spitalin Rajonal te Gjilanit prej nga është transferuar në QKUK Prishtinë, ku fillimisht thuhej se pas trajtimit gjendje e saj ishte jashtë rrezikut për jetë, por se tani në informacioni ne sotshëm të policsë megjithatë bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur ti mbijetojë këtij helmimi dhe ka ndërruar jetë.
Autoritetet policore thotë se në bazë të informacioneve viktima S. M e lindur 1958 është dërguar nga familjarët në Emergjencë në Prishtine dhe në ora 13:55 qendra e alarmimit ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që viktima të dërgohet për autopsi dhe rasti ti procedohet Njësisë së Hetimeve Rajonale Gjilan. /2lonline/