Ukshin Zajmi
(2L ONLINE) – Në fshatin kufitar të Kosovës me Serbinë, Svircë, fshat ky shqiptar i ndarë përgjysmë në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit në vitin 1878, me 3 tetor të vitit 1961, në familjen e Rexhep Berishës lindi Nuhi Berisha. Kjo familje, si shumica e familjeve të kësaj ane të Gallapit është e njohur për veprimtari atdhetare, dhe nga kjo familje në tetor të vitit 1912 në mbrojtje të kufirit u vra mulla Ramë Berisha [1], varri i të cilit ndodhet në lagjen Dodaj të këtij fshati.
Nuhi Berisha u rrit duke dëgjuar rrëfimet e burrave të kësaj ane, nëpër odat e tyre, për trimëritë e luftëtarëve për të mbrojtur trojet shqiptare, e vendluftimet i përshkonte thuaja çdo ditë këmbë duke ruajtur bagëtinë. Klasët e para të shkollës fillore i kreu në fshatin Svirce, pastaj klasët e larta të fillores në fshatin Tygjec, e më vonë familja e tij u shpërngul në Gjilan, për shkak të kushteve të vështira ekonomike në këto anë malore, nga se pushteti i atëhershme nuk krijoj kushte për zhvillimin e kësaj ane, më qëllim që të pastrohet nga elementi shqiptar, e të krijohen kushte më të mira për ta robëruar pushteti serb.
Në Gjilan, Nuhiu kreu Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Edhe emri i kësaj shkolle për Nuhiun nuk ishte i panjohur, sepse emri i tij ishte lakuar nëpër odat e Gallapit, si përson që deshti të çlirohet nga robëria, por që bashkëluftëtarët e tij serb nuk deshën ta lënë gjallë, andaj pas shpinde e vranë.
Nuhiu nga kusheriri i tij Shaban Berisha, mësoi për përjetimet e tij dhe të bashkëvendasve gjatë rrugëtimit për në Tivar dhe për Masakrën e Tivarit, andaj mendja e tij u brymos me një urrejtje ndaj pushtuesve serbo-sllav, e katrahurat e përjetuara gjatë demonstratave të vitit 1981, pjesëmarrës i të cilave ishte edhe ai vet, bënë që aktiviteti i tij patriotic të shtohet përditë e më shumë. Duke qenë dëshmitar i përjetimeve të tmerrshme të shokëve të tij nëpër kazamatet serbe, por edhe i padrejtësive të shumta që ndodhnin në Armatën Jugosllave, e për të cilat kohë pas kohe i rrëfente kusheriri i tij Zaim Brisha, oficer i lartë në këtë armatë, ai në mendjen e tij konceptoi konstatimin, se liria e shqiptarëve në shtetin jugosllav mund të fitohet vetëm me forcë. Ndaj, që nga viti 1981, ai kaloi në ilegalitet ku operonte me emrat ilegal: “Nazmiu”, “Nazimi”, “Ilegali” e ndonjë tjetër.
Gjatë kësaj kohe, ai me bashkëpuntor duke u ndihmuar drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, hartonte artikuj të ndryshëm të cilët i botonte nëpër fletushkat ilegale. Për të përfituar përvoja nga shokët e idealit, ai një kohë, po kështu illegal, jetoi edhe në Zvicër. Është interesant paisja e tij me pasaportë, falë guximit të puntorëve shqiptarë që punonin në sektorin e Mbrojtjes popullore të Gjilanit, të cilët e paisen me vërtetim për nxjerrjen e këtij dokumenti. Në Zvicër, ai u veçua në aktivitet organizativ me bashqytatrët tanë atje, e edhe në aktivitet publicistik, duke botuar artikuj të shumtë nëpër revistat ilegale që botoheshin anë e kënd Evropës. Bile këtë aktivitet ai dhe shokët e tij i përblodhën në dy vëllime: “Pranvera e Luleve të Kuqe”,1982 dhe “Mbi organizimin” 1983(Zvicër).
Në qershor të vitit 1983, ai u bind se më tepër do të kontribuonte sikur të ishte në Kosovës, andaj edhe u kthye. Me lirimin nga burgu të Rexhep Malës e të Kadri Osmanit, ai u bashkua me ta dhe që të tre, më 5 Dhjetor 1983 në Tauk Bahçe të Prishtinës themeluan: “Partinë e Luftës të Kosovës”[2]. Këtë aktivitet ata e zgjëruan, duke themeluar çelulat e kësaj partie edhe nëpër mjediset tjera të Kosoves, falë bashkëpuntorëve që i kishin në të gjitha mjediset.
Ky aktivitet i tyre konspirativ u zbulua dhe ata filluan të përcillen hap pas hapi, dhe kështu në mes të 11 e 12 janarit të vitit 1984, ata u rrethuan në Prishtinë, në shtëpinë e Sejdi Veselit, në lagjen Vranjec. Në këtë shtëpi ishin të tre liderët e këtij aktiviteti. Me të zbuluar rrethimin, ata kërcyen nga një dritare dhe përderisa Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, të paisur me nga një revole e me nga një bombë dore, kërcyen murin e shtëpisë, ku kërcyen nga dritarja, Kadri Osmani mbeti në oborr. Ate e zunë romët e atyre shtëpive dhe ua dorëzuan policëve, ndërsa Rexhepi 33 vjeçar e Nuhiu 23 vjeçar, duke parë se janë rrethuar në të gjitha anët, u barikaduan në një bodrum të një shtëpie aty.
Me afrimin e forcave policore për t’i zënë, Rexhepi dhe Nuhiu filluan aksionin e armatosur për t’u përballur me forca shumë të mëdha. Ata, tashmë ishin kalitur në burgje e aktivitete ilegale dhe kishin formuar bindje se “ veprimtari nuk duhet të lejoj që ta kapin sikur lepurin çalaman!”.
Ata thuaja tërë natën luftuan e kënduan. Kishin nga afro 100 plumba dhe u përballen me këto forca deri ne fund. Nuk dihet se a u vetëvranë apo u vranë nga forcat policore, por dihet se nga kjo luftë, që edhe mund të cilësohet, si aksioni i parë i armatosur kundër forcave jugosllave për çlirimin e Kosovës, kjo lagje e varfër e ndërroi emrin nga Vranjec në Kodra e Trimave. Të nesërmen u përhap lajmi për rënien e këtyre dy trimave të Anamoraves në Prishtinë, duke mos dhënë asnjë detaj për humbjet policore dhe mënyrën e vrasjes së tyre.
Por dihet se, edhe procesin e varrimit të tyre në Gjilan e survijuan forca të shumta pllicore, nuk lejuan që të varrosën njeri afër tjetrit ashtu siç ranë së bashku, madje vëzhgoheshin e merreshin ne biseda informative edhe ata përsona që shkonin për ngushllim në familjet e trimave.
Me emrin e Nuhi Berisheës është emërtuar shkolla fillore në Tygjec të Dardanës, ku edhe i është ngritur një bust dhe së bashku me Rexhep Malën është skalitur në përmendore që qëndron në Gjilan, emrin e të cilëve e mban edhe sheshi ku krenar qëndrojnë në bronz.Me emrin e këtyre dy trimave është emërtuar edhe kazerma ushtarake, që është duke u ngritur në Gjilan.
[1] http://www.zemrashqiptare.net/news/id_16054/Bislim-Pireva:-Dhuna-qindvje%C3%A7are-serbe-(II).html
[2] http://www.trepca.net/2004/04/040430_km_ne_vend_reagimit.htm