(2LONLINE) – përfaqësuesit e projektit LOGOS kanë vizituar komunën e Novobërdës, dhe janë takuar me Kryetarin e komunës Bajrush Ymeri dhe stafin e tij komunal. Qëllimi i këtij takimi ishte shprehja e mirënjohjes se dyanshme për bashkëpunimin gjate tri viteve te fundit. Vlen te theksohet se programi LOGOS është prezent ne komunën e Novobërdës edhe me pare, qe nga viti 2007.
Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri, shfrytëzoi këtë takim qe ne emër te tij personal dhe ne emër te komunës se Novobërdës te shpreh falënderimin dhe mirënjohjen për punën e bere se bashku dhe numrin e madh te projekteve te realizuara si rezultat i këtij bashkëpunimi te frytshëm.
Ne anën tjetër, Menaxheri i Projektit LOGOS Norbert Piljs gjithashtu ka falënderuar Kryetarin e komunës se Novobërdës për përkushtimin e tij personal si dhe te stafit te tij ne arritjen e këtyre sukseseve në këtë komunë.
Piljs theksoi faktin se Komuna e Novobërdës ishte nder komunat e para me te cilat programi LOGOS kishte filluar bashkëpunimin, ndërsa tani pas kaq vitesh, ngritja ne kapacitetet profesionale është evidente.
Për me tepër, Piljs theksoi gatishmërinë dhe vullnetin qe ka programi LOGOS gjithmonë ne bashkëpunim me komunën e Novobërdës.
Ne takimin e përbashkët u ndanë mirënjohje për te vlerësuar bashkëpunimin nga te dyja anët. /2lonline/