(2LONLINE) – Me iniciativën e këshilltarëve për Qeverisje Lokale nga CDF, Ibrahim Kryeziu dhe Vjollca Behluli, në komunën e Junikut dhe Novobërdës, u zhvillua takimi i dytë në mes të këtyre dy komunave, në këmbim të përvojave mbi funksionimin e Qendrës për Shërbim të Qytetarëve dhe Zhvillimin e Turizmit Rural.
Zyrtarët nga komuna e Junikut, vizituan komuën e Novobërdës, me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, me të cilin biseduan rreth punës së Qendrës për Shërbim të Qytetarëve si dhe rëndësinë e zhvillimit të turizmit rural, marrë për bazë që të dyja komunat kanë potencial natyror për zhvillimin e turizmit rural, si dhe pastaj vizituan Qendrën dhe u takuan me stafin me të cilët biseduan për punën e tyre si dhe sfidat e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve të përditshme për qytetarët.
Zyrtarët nga komuna e Junikut gjatë tërë kohës u shoqëruan nga Shefi i Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në komunën e Novobërdës, i cili I njoftoi musafirët me të gjitha aktivitetet në këtë qendër.
Për më tepër, komuna e Novobërdës i dhuroi zyrtarëve nga komuna e Junikut, publikimin e përgatitur nga kjo komunë mbi punën dhe të arriturat katër vjecare të adminsitratës komunale, publikim ky i përgatitur me iniciativën dhe ndihmën e këshilltares nga CDF, si dhe katalogun me mundësitë për zhvillimin e turizmit rural në komunën e Novobërdës.
Zyrtarët nga të dyja komunat u zotuan se bashkëpunimi i tyre në fushat me interes të përbashkët do të vazhdojë edhe më tutje, përmes të këmbimit të përvojave edhe në fusha të tjera. /2LONLINE/