Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq dega në Kamenicë.
U gëlqerosen (dezinfektuan) me gëlqere drunjtë e parkut të qytetit.
Të gjithë kalimtarët që kalonin u shprehnin të habitur, nuk ishin mësu me pa aksione vullnetare në interes të qytetit dhe u shpreheshin me fjalë miradije duke na uruar për këtë aksion e disa edhe kontribuonin me mjete për t’i freskuar vullnetarët me ndonjë pije.
Ftojmë mjetet e informimit të shkruara dhe elektronike, ato lokale e shtetërore që t’i japin hapësirë më të madhe mediale këtyre aksioneve vullnetare që janë në interes të shoqërisë dhe të ambientit.
Ju lumtë vullnetarve për punën shumë të vlefshme në këto temperatura të larta .
Ne nuk do të ndalemi do vazhdojmë që ta zbukurojmë tërë qytetin tonë të bukur me gëlqerosjen e drunjve deri në Berivojcë.
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Kamenicë