(2LONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ka vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit I. K.
Sabit Shkodra, zyrtar për Informim në Gjykatën Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se i pandehurit I. K., dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas vlerësimit tëtë gjitha shkresave bashkangjitur me kallximin penal gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit I. K. /2lonline/