(2LONLINE) – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Z. Rruga, cakton masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej1 (një) muaji.
I pandehuri Z. Rruga, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe rrezikim i trafikut publik, nga neni 378 paragrafi 3 të KPRK-së.
I pandehuri Z. Rruga është arrestuar me 23 shkurt. Sipas policisë pas ekzaminimit detal të veturës së tij në brendësi të saj janë gjet rreth 54 kg, (53.740 kg) substance e cila dyshohet të jetë narkotik e llojit Mariuhanë. /2lonline/