Gjilan – (2LONLINE) – Duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të pandehurit, Sabri Sherifi nga Komuna e Vitisë, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Siç njofton Zyra për informim e Gjykatës Themelore, paraburgimi të pandehurit, Sabri Sherifi nga Komuna e Vitisë, sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej 07 nëntorit
I pandehuri, Sabri Sherifi menaxher i zyrës së projekteve në Komunën e Vitisë dhe zyrtar i infrastrukturës dyshohet me bazë se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.
Nga kërkesa e paraqitur dhe nga shkresat e kësaj lënde, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të KPP për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Sabri Sherifi, pasi në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, gjë që mund të vërtetohet pjesërisht nga deklarata e të pandehurit, raportet e oficerëve policor, si dhe shkresave tjera të lëndës, arsye këto të paraparë në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1 të KPP-së.
Gjyqtarja e procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, ngase ekziston frika e bazuar se poqese injëjti do të mbrohej në liri mund të fshihet, ikë apo ti qaset arratisë, sidomos kur kemi parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale, e në këtë mënyrë do ti shmangej përgjegjësisë penale e njëkohësisht do të pengonte rrjedhën normale të procedurës penale. /2lonline/