(2LONLINE) – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj tëpandehurit F. S., cakton masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej1 (një) muaji.
I pandehuri F. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, inspektor tatimor pranë Administratës Tatimore në Gjilan, dyshohet se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe marrja e ryshfetit nga neni 428 të KPRK-së.
Paraburgimi kundër të pandehurit F. S. llogaritet prej datës 05.02.2014. /2lonline/