(2L ONLINE) – Të shtunën në Gjilan, u mbajt tubimi i zyrtarizimit të NISMËS për Kosovën, Dega në Gjilan ku prezent ishin kryetari i kryesisë Fatmir Limaj, kryetari i këshillit kombëtar Jakup Krasniqi,kryetarja e NISMËS së Gruas për Kosovën Valdete Dushica- Bajrami. kryetari i NISMËS së Kosovës për Rininë Kreshnik Cukaj, kryetari i Nismës së Kosovës për Gjilan Bajram Hasani, kryetarja e gruas Ajshe Matoshi ajo e Rinisë Edona Klaiqi si dhe anëtarë të kryesisë të nivelit qendror të NISMËS së Kosovës si dhe Degës në Gjilan.
Kryetari i Kryesisë së NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj duke iu drejtua masës në Teatrin e Qyteti të Gjilanit tha se nevoja për një alternative të re politike u paraqit pasi gjendja në vendin tonë është tepër e vështirë
“Ne të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj udhëheqësie. Lista e skamnorëve për ditë po shtohet , bizneset për çdo ditë shuhen, e gjithçka është parë në vendin tonë ka qenë vetëm shpresa e cila ditë më ditë po shuhet’’ tha Limaj, për t’i prezantuar ndër tjerë edhe pesë kandidatët nga Gjilan pjesë e listës së përgjithshme të NISMËS së Kosovës të cilët do të garojnë për deputet në parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 8 qershorit.
Jakup Krasniqi kryetari i Këshillit Kombëtar NISMA për Kosovën tha se ky subjekt po nis me një rrugëtim të ri, për të sjell një ndryshim të madh në jetën politike, sociale, arsimore dhe në të gjitha fushat e jetës kosovare/
Bajram Hasani, kryetar i NISMËS së Kosovës për Gjilan shpalosi disa segmente nga deklarata programore duke iu thënë të pranishmëve se NISMA për Kosovën, ka vizion të qartë për funksionimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, krijimin e klimës për investime, politikat fiskale dhe tregun e lirë etj .
E, kryetarja e NISMËS për Kosovën Valdete Dushica- Bajrami tha se kanë një rol udhëheqës në NISMËN e Gruas për Kosovën dhe ndjejnë një detyrë të madhe që të punojnë dhe të hapin shtigje të reja për ndërtimin e një ardhmërie në vendin tonë. /2l Online/