(2L ONLINE) – Në Livoç të Epërm të Gjilanit u formua Këshilli Iniciues i të rinjve të Nisma-s me ëtë rast, kryetarja e Nisma-s së rinisë së Kosovës, Dega në Gjilan, Edona Pajaziti vlerësoi lartë mbështetjen e aktivistëve dhe simpatizantëve të Nisma-s
Ndryshe, nga ky takim i rinisë së këtij fshati që tani është pothuajse një paralagje e Gjilanit u tha se Gjilani dhe Kosova që ka një potencial me një rini kaq të zellshme do ta ketë për krah Nisma-n sepse rinai është vigjilente shumë dhe është duke besuar gjithnjë e më shumë në projekte konkrete që do të implementohen nga rinia e Nisma-s.
Pas shumë diskutimeve të pranishmëve dhe me miratimin e anëtarëve të Kryesisë të Rinisë të Livoçqit të Epërmë, njëzëri koordinatore u zgjodh Flutura Ukshini e cila u zotua se ka vullnetin dhe gatishmërinë të punon jo vetëm në të mirë të fshatit Livoç, por edhe Komunës dhe më gjerë.
Përndryshe, drejtues të Nisma-s n thanë se ky subjekt gjithnjë e më shumë po zgjerohet, shtrihet kudo në Komunën e Gjilanit, tani janë themeluar Këshilla Iniciues edhe në disa lagje të qytetit dhe fshatit . Sipas tyre, Nisma, si subjekt më i ri në këto zgjedhje ka një strukturë tepër të mirë dhe të përgatitur për këto zgjedhje dhe do të sfidoj edhe subjekte tjera në skenës në Gjilan e Kosovë. /2L ONLINE/