Ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe autoritetet serbe, filluan sot hulumtimin e një lokacioni për të cilin dyshohet për varrezë masive që daton nga koha e konfliktit në Kosovë. Lokacioni gjendet në gurëthyesin e Rudnicës Komuna e Rashkës në Serbi.
Hulumtimi ka filluar në prani të autoriteteve serbe, komisioneve qeveritare të Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut,shkruan RTK.
Alan Robinson, shef i ekspertëve të EULEX-it të mjekësisë ligjore, shpjegoi se pas një bashkërendimi të gjerë me të gjitha palët relevante me interes, ishte vendosur që hulumtimi të kryhet në disa faza.