(2L ONLINE) – Lëvizja VETËVENDOSJE këto ditë ka intensifikuar fushatën elektorale anë e mbanë komunës së Gjilanit. Në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Gjilanit, ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme nga të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër, sot pasdite u mbajt tubim me pensionistët të cilët për katërmbëdhjetë janë lënë pasdore nga qeveritë e mëparshme. Para të pranishmëve, në fillim foli kandidati për deputet ne zgjedhjet e 8 qershorit, Ismajl Kurteshi, i cili prezantoi edhe kandidatë tjerë Shemsi Sylën, Ismajl Kastratin.
Me interesim te madh, u mirëprit shpalosja e alternativës qeverisëse të Lëvizkes VETËVENDOSJE nga eksperti Dardan Gashi. Fondi i i pensionistëve do të jetë i veçantë nga buxheti shtetëror, pastaj do të bëhet pastrimi i listave nga ata që marrin nga dy e tri vende pensione dhe do të bëhet kategorizimi i pensionistëve sipas përvojës së punës. Kjo është e drejtë juaja e cila pa të drejtë u është mohuar nga qeverisja e keqe dhe e korruptuar, tha veç tjerash Dardan Gashi.
Të revoltuar nga pozita tepër e rëndë dhe keqtrajtimi i tyre, shumë nga pensionistë kërkuan që kësaj radhe votën e meriton vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE, e cila jo vetëm që ka programin më të mirë, por edhe kandidatët më të besueshëm siç është Ismail Kurteshi, i cili kurrë dhe në asnjë rast nuk është korruptuar. Njeri i ndershëm dhe atdhetarë i shquar i Lëvizjes VETËVENDOSJE, u shprehën shumë nga pjesëmarrësit e këtIJ tubimi.
Në fjalën e tij, profesor Bejtullah Bejtullahu, tha se çështja e pensionistëve është urgjente. Ne e dëgjuam alternativën e VETËVENDOSJES dhe mund të them se kjo qenka rruga më e mirë dhe reale. Deri tani vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE nuk e kemi provuar. Mendoj se është momenti i duhur tash ta provojmë.
Nga ana e tij mësuesi, Sadik Lajçi, tha se nuk është ngritje rroga 28 euro nga qeveria. Ato jane vetëm fjalë dhe premtime të kota, ndaj edhe nuk mund t’i besojmë pafundësisht premtimeve të kota. Edhe profesor Azem Azemi, u pajtua plotësisht me alternativën qeverisëse të VETËVENDOSJES sepse jemi të lodhur e të dëshpëruar me partitë e gjertanishme.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të shumtë, pensionistëve gjilanas, Qazim Kastrati, tha se duhet t’i besojmë vetëm alternativës reale të VETËVENDOSJES dhe kandidatëve të saj si Ismajl Kurteshi, i cili gjithmonë ka qenë pranë nesh dhe mund të them se kurrë nuk ka qenë i korruptuar as mashtrues. Njeri m7 t7 mirë e më të drejtë nuk ka Gjilani.
/e sponsorizuar/