Policia e Kosovë në një konferencë për media ka njoftuar se ka konfiskuar 44 kg substanca narkotike të llojit marihuanë në rajonin e Gjilanit, mbrëmjen e së premtës.
Policia kishte ndalur veturën e llojit BMW me tabela serbe, me vozitës një shqiptar rreth 20 vjeç, shtetas i Serbisë, në të cilën është gjetur substanca narkotike e futur në tri çanta sportive, transmeton “Zëri”.
Reshat Musreli nga Policia e Kosovës tha se në këtë rast është arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘trafikim me substanca narkotike’.
“Në këtë operacion policor janë konfiskuar edhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë”, tha Murseli. Policia gjithashtu ka konfiskuar edhe veturën e përdorur në të cilën është gjetur substanca narkotike