Shkruan: Sami Arifi
Ilirët të parët tanë, të parët para etnive tjera në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, përmes një procesi të gjatë shumë shekullor kishinë arrit formimin kulturor gjuhësor dhe tiparet antropologjike të tyre.
Krenaria e etnisë sonë janë Luftërat e bëra që në kohët e herëshme iliro-romake, fitoret e pa ndërprera 25 (njëzetë e pesë) vjeçare në luftëra të heroit tonë kombëtarë Skënderbeut, veprimet politiko-ushtarake të Rilindasëve, Shpallja e Pavarësisë Shqiprisë, internacionalizimi i çështjes Kosovës përmes elitave intelektuale, që forcuanë mjaft shumë identitetin kombërar dhe bënë prurje deri te çlirimi i Kosovës përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përkrahur nga NATO dhe Bashkësia Ndërkombëtare.
Por, a është në forcim të dinjitetit kombëtar ky popull me këtë klasë politike për ditët e sotme? Për ti dhënë përgjigjëje kësaj pytje, duhet patjetër të citohet poeti absolut i macionalizmit shqiptar, Rilindasi Naim Frashëri që është kapital shumë i çmuar për shqiptarët në librin e tij “Liga e vërtetë e Shqiptarëve”, ku ndër të tjera thotë:
“Ne të gjithë kemi fe Perëndinë dhe nënë e atë kemi Shqipërinë. Kushdo le ti falet Perëndisë si të dojë. Po kjo nuk bënë të na ndaj”, thënje të tilla me përmbajtje për çdo kohë për shqiptarët, ai theksoi përsëri në Fletotën e Bektashinjve:
“Bektashinjtë (sekt i myslimanëve që i përmbahen edhe një pjesë e shqiptarëve), janë vëllezër jo vetëm në mes tyre po edhe me gjithë njerëzimin,…,Po mbi të gjitha ata duanë atdhenë e tyre dhe bashkatdhetarët (shqiptarë) e tyre, kjo është vetëdija më e lartë e të gjitha vetëdijeve”.
Naimi edhe se i shihte shqiptarët në shumë fe, ai e konsideronte këtë pasuri kombëtare dhe shprehet: “Të gjithë ne jemi vëllezër, ne kemi një gjak e një gjuhë; /Mos thoni turq e kaurrë/mos e thoni këtë kurrë”.
Prandaj mund të them se dëshira e këtij Rilindasi të madhë ishte vëllezërimi, uniteti dhe ngritja e zgjimit kombëtar patriotik të shqiptarëve për të arrit deri te krijimi i shtetit të tyre dhe për ta forcuar atë.
Ne pyesim a po e forconë kjo klasë politike porositë e Naimit e shumë Rilindasëve të tjerë?! a po e emancipon këtë popull kjo klasë politike?!
Të pakten, a po e orienton në rrugë të qytetërimit?!
A po e çon kjo klasë politike vendin kahë shtetet e zhvilluara perendimore?! apo mos me u prishë me Erdoganin, po e këthjnë të rrëshqas vendi në rrugë kahë lindja, pra kah Putini?! e kah vendet që po e djegin ardhmerinë e tyre.
Zgjohuni nga gjumi flisni profesorë të nderuar! nga se keni pasur guximin të flisni edhe në hohët shumë më të vështira, flisni sa s’është vonë, ju keni qenë dhe shpresojë se do t’jeni ata që do ti mbani këtij populli dinjitetin kombëtar, të cilin dinjitet, një numër jo i vogël i pushtetarëve, kanë filluar t’ia shkatrrojnë. Ju do ta orjentonit çdo qeveri që do të vij, që të marrë rrugë të mbarë të qytetrimit nga se populli tashmë këtë rrugë e ka që moti.
Mos heshtni thuajuni ndal! kësaj klase politike që aq shumë po i’a vështirëson jetën dhe dinjitetin qytetarit tonë. Thuani ndal! edhe atyre që do të vinë pas këtyre nëse së orjentohen kah rruga e qytetërimit evropian, po orjentohen në rrugë të përfitimeve në xhepat e tyre, përmes korrupcionit, nepotizmit e shumë e shumë gjërave të tjera që e dëmtojnë shoqërinë tonë.
Pra, intelektual të nderuar, veproni në mënyrë që edhe qytetari ynë të ndjen veten i barabartë përmes shtetit të tij, me qytetarët e shteteve të qytetëruara që kanë dinjitet kombëtar.