(2L ONLINE) -Nëndega e Aleancës Kosova e Re në lagjen “Arbëria” në Gjilan, nga vendimi I marrë nga kryetari I kësaj nëndege Shefqet Ajeti në koordinim me strukturën e tij, I janë bashkangjitur radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan.
Ajeti ka thënë se pas bisedimeve dhe takimeve të shumta me nëndegën e tij, kanë marrë vendim që të aderojnë në AAK, pasi që sipas tij, Aleanca është e vetmja parti politike që ofron hapësirë për qytetarin e Gjilanit dhe që punon në të mirë të tij.
Ndërkaq, kryetari I Degës së AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu I ka uruar mirëseardhje kësaj nëndege, duke thënë se në Aleancë gjithmonë ka hapësirë dhe vende për ata që duan ti bashkohen vizitonit të tij dhe strukturës së tij, vizion ky që në rend të parë ka qytetarin e Gjilanit. Kadriu ka premtuar se bashkë do të punojnë që ky vizion të arrihet dhe që kërkesat e qytetarëve të plotësohen, pa marrë parasysh lagje apo fshat. /2L ONLINE/