(2L ONLINE) – Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka filluar me përplasje qysh në fillim kur është propozuar rendi i ditës. Për më tepër rrjedha e mëtutjeshme ka bërë që qysh në këtë pikë kryesuesja e Kuvendit të kërkojë pauzë pesëminutëshe.
Ndryshe, Bujar Nevzati, këshilltar komunal i PDK-së e ka akuzuar kryesuesen e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku –Rexhepin, se nuk po e respekton ligjin duke rikujtuar se nuk ka respektuar as afatin ligjor të thirrjes së kësaj seancë. Po ashtu ai ka thënë se edhe rendi i ditës po e ndryshojnë qysh po dojnë ndonëse në Komitetin për Politik dhe Financa ka qenë tjetër dakordim për pikat e rendit të ditës. Madje po i largojnë edhe ato pika për të cilin vet kanë insistua, tha Nevzati.
Ndërkohë që Nevzati duke qenë kritik ndaj mungesave të mëhershme në seancë të kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka përshëndetur praninë e sotshme të tij në seancë duke shpresuar se do të qëndrojë deri n fund të seancës sepse prania e tij është edhe obligim.
Por, çështja u nxehë edhe më tepër kur Nevzati i PDK-së ka parashtruar pyetje në adresë të kryetarit të komunës duke përfshirë këtu edhe pyetjet si: se ku banon ai, ku i ka fëmijët në shkollë… por me përgjigjen që mori nga kreu i komunës, i cili madje u shpreh se pyetjet e tilla më tepër ngjasojnë në pyetje policore dhe Të hetuesve, u pa se Nevzati ishte i pakënaqur duke dal madje edhe në foltore duke e uzurpuar atë për ta marr sërish fjalën pa lejen e kryesueses, por se kjo nuk iu mundësua nga kryesuesja e cila tha se e ka pas edhe fjalën edhe hapësirën e replikës të cilat i ka shfrytëzuar. Me që Nevzati insistonte dhe nuk largohej nga foltorja duke kërkuar së paku gjysmë minute për sqarim , kryesueses iu deshtë të kërkojë pesë minuta pauzë, për t’u tejkaluar së paku kjo situatë e tensionuar në Kuvend. /2L ONLINE/