/2L ONLINE/ – Kthimi në fshatrat e Malësise së Bujanocit ka qenë gjithëmonë i vështirë, për faktin se, asnjeherë pas ndjekjes dhe shpërnguljes që iu bë banorëve të fshatarave të Malësisë së Bujanocit, nuk pati kushte elemetare për të filluar jetën normale në shtëpitë e veta. Megjithatë nuk kanë munguar përpjekjet e individëve, të grupeve e të organizmave që të bëhet diçka në këtë drejtim. Dhe sot, në këto fshatra jetojnë 17-20 familje, me pretendimin që edhe në të ardhen, nëse krijohen kushtet, të kthehet edhe ndonjë.
Këto ditë me vullnetin individual, me dëshirë dhe me synim që të rifillojë jetën në fshatin e tij, përkatësisht në pronën e tij , është kthyer Nevzad Abdulllahu. Ka disa muaj që ka rregulluar paksa shtëpinë, ka punuar pak tokën dhe është i vendosur që të jetojë në vendlindjen e tij në Priboc.
Pra, këtë vit Priboci pati dy syksese: organizoi takimet e vendlindjes me sukses dhe po i kthehet një familje.
Ska dyshim se fillimi për Nevzadin është mjaftë i vështirë, por bashkëfshtarët e tij po mundohen t’i dalin në ndihmë, sikurse edhe komuna e Bujanocit që ka premtuar se, do t’i ndihmojë në mundësit që i ka. Në fillim Këshilli i fshatit i ka ndihmuar me një shumë të vogël mjetesh financiare, me shpresë se edhe në të adhmën do t’i ndihmojnë më shumë.
Ndërsa, bashkëfshatari Ekrem Bejtush Krasniqi, i lagjes Sadikajve, i cili jeton në Bujanoc, njëherit është shef i inspektorëve të komunikacionit për rrethin e Pçinjës, me të dëgjuar se, Nevzadi është kthyer në vendlindje, pas zhurmë, kishte organizuar grumbullimin e mejteve financiare, ndihmë për Nevzad Abdullahun. Këtij aksioni iu kishin bashkangjitur shokët, dashmamirët e miqtë e vet, dhe për një kohë të shukrtër kishte grumbulluar 1000 euro, për ta ndihmuar, përkatësisht për t’ia blerë një lopë, për fillim, Nevzad Abdullahut.
Së pari, vet Ekrem Krasniqi kishte deponuar 100 euro, pastaj kishin dhënë edhe: firma Maxhari, përkatësisht Lulzim Fejzullahu-200 euro; Armend Idrizi nga Presheva-150 euro; Latif Ramadani-100 franga zvicrane; Bujar Sejdiu nga Zarbica -100 euro; Sedat Sherifi (Shera Beton)-100 euro; Gafurr Bici-100 euro; Ramiu nga Norça -100 euro dhe Arben Selimi -50 euro. Me të grumbulluar parat, pa humbur kohë, pas një konsultimi me Nevzad Abdullahun, në prani të disa bashkëvendasëve pribocas, sot, më, 06. 08. 2016, në fshatin Qarr, Ekremi, pasi pagoi loppën shitësit Afrim Ibrahimit nga Qarri, ia dorëzoi Nevzad Abdullahut i cili menjëherë e dërgoi në shtëpi.
Është ky një veprim human, është kjo një traditë e malësorëve dhe shqiptarëve në përgjithësi, që t’u ndihmohet vëllezërve, e me këtë rast njerëzve që kanë vullnet e dëshirë të kethehen në vatrat e veta. Fshati e Këshilli i fshatit Priboc e falmnderojnë Ekrem Krasniqin për kët gjest humanitar, me shpresë se edhe të tjerët do ta ndihmojnë këtë rast e raste tjera. /Ismet Tafili/