Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm dhe në formë, me përjashtim të ushqimeve që konsumoni, është e rëndësishme të kini kujdes që me sjelljet pas ngrënies së ushqimit të mos anuloni të gjitha efektet pozitive që të ushqyerit e shëndetshëm ka për organizmin. Prandaj, ju duhet të zhdukni këto zakone pasi të keni konsumuar ushqim.
– Cigaret: Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni pas ngrënies së ushqimit është të ndizni një cigare. Efekti i një cigareje pas drekës është e njëjtë sikur se të keni ndezur dhjetë cigare.
– Frutat: Frutat treten lehtë në trup, por vetëm në qoftë se i hani veçmas nga pjesa tjetër e ushqimit. Prandaj rekomandohen si një meze e lehtë. Nëse hani fruta menjëherë pas ngrënies së ushqimit, ato do të mbeten në trupin tuaj për shkak të ushqimit të ngrënë më parë dhe gjithashtu mund të ndikojnë në krijimin e celulitit. Prandaj, është e rekomanduar që të hani fruta në stomak bosh apo dy orë pas një vakti.
– Çaji: Çaji përmban dy materie bazë: teinë dhe taninë. Teina ka të njëjtën përbërje kimike si kafeina. Lidhet me hekur në trup dhe e bën tretjen më të vështirë, e cila mund të jetë veçanërisht e keqe për njerëzit anemik. Prandaj, është e mirë për të pirë çaj të paktën një orë pas ngrënies.
– Aktiviteti fizik: Shumë njerëz mendojnë se pas një vakti duhet të jenë aktivë në mënyrë që të shpenzojnë kaloritë e marra. Megjithatë, e vërteta është që duhet të shmangen përpjekjet e rënda pas ngrënies sepse aktiviteti i rëndë fizik është i dëmshëm për sistemin e tretjes. Kjo nuk do të thotë që duhet të shtrihemi pas drekës. Më mirë do të ishte për të shkuar për një shëtitje.