(2L ONLINE) – AKR-ja me programin e sajë ekonomik po ndikon që të ketë iniciativa të vazhdueshme për formimin e nëndegëve edhe aty ku nuk ka pas më pare. Aderime të vazhdueshme të shumë grupeve politike, personaliteteve politike dhe akademike, po ashtu edhe shumë të rinj nga fusha të ndryshme kanë treguar interesim për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR-së.
Mbrëmë Aleanca Kosova e Re – AKR, ka themeluar nëndegën vet në Rrugën ”Avdullah Presheva” në Gjilan, në të cilën deri më tani AKR-ja nuk ka pas nëndegë të vetën. Pas aderimit të 70 banorëve të kësaj Lagjeje u themelua grupi iniciues në krye me Elham Ismailin, afarist, së shpejti do të mbahet edhe kuvendi themelues i kësaj nëndege të formuar për herë të parë.
”Është kënaqësi e veçantë që para ministrit aktual të Diasporës Ibrahim Makollit, anëtarëve të kryesisë së degës, e posaçërisht para kandidatëve për deputet të Parlamentit të Kosovës të prezantoj banorët e Rrugës A. Presheva të cilët në vlugun e fushatës elektorale të pakënaqur me partitë tjera i bashkohen radhëve tona me një qëllim të vetëm që në krye të Qeverisë së Kosovës të jetë presidenti i Aleancës Kosova e Re zoti Behxhet Pacolli”, tha para të pranishmëve Ismet Azizi i cili kryesoi tubimin, duke i njoftuar të sapoardhurit me ministrin e Disaporës dhe anëtarët e kryesisë së degës në Gjilan dhe anasjelltas.
Banorët rrugës A. Presheva që aderuan dhe shprehen gatishmërinë për formimin e nëndegës, mirëseardhje ju shprehen përveç Sekretarit të përgjithshëm të AKR-së Ibrahim Makollit, kryesuesi Agim Rexhepi, anëtarët e kryesisë Ismet Hajdini, Ilir Morina, Izeir Hyda, Tefik Ibrahimi etj. duke i siguruar të sapoardhurit se në AKR e kanë vendin për të punuar për të mirën e vendit dhe të vetvetes.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së , z.Ibrahim Makolli ka vlerësuar se, kjo tregon që AKR-ja është parti liberal demokratike, ndërsa programi i AKR-së është po ai program që të rinjtë e shohin si rrugëzgjidhje për standardin e tyre jetësor.
Z. Makolli , i njoftoi anëtarët rinj se Aleanca Kosova e Re është e hapur për të gjithë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të vendit.
“Këta të aderues kryesisht të rinj i janë bashkangjitur AKR-së me besimin se ky subjekt politik ndër prioritetet e veta, ka realizimin dhe avancimin e e mirëqenies së qytetarit të Kosovës”.
Kryesuesi i këshillit nismëtarë, ka thënë se një ndër arsyet kryesore të aderimit të tij në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
/e sponsorizuar/