/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan, ka bërë të ditur për dy raste të ndryshme të cilësuara si “vjedhje e rëndë”.
Duke folur për rastin e parë, nënkolonel Azizi ka thënë se në Viti, rruga “Brigada 173”, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në barnatoren e tij “Viva”’ ku kanë vjedhur një sasi të barnave ku vlera nuk dihet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është nën hetime.
Ndërsa. rasti tjetër ka ndodhur në Partesh, ku sipas nënkolonel Azizit, ankuesi ka raportuar se gjatë natës, persona të panjohur ia kanë vjedhur 45 pula, ku vlera e tyre sipas ankuesit është rreth 300€. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe rasti i dedikohet njësisë së hetimeve. /2L ONLINE/
fotoilustruese