Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, përfundon sot gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2013-2014. Rreth 400 mijë nxënës dhe mësimdhënësit do të pushojnë deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.
Me këtë rast, Ministria e Arsimit, iu uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve pushim të këndshëm, njëherësh duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë gjysmëvjetor. Sipas kalendarit të vitit shkollor, mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë më 8 janar të vitit 2014.