/2L ONLINE/ – Gratë e Goshicës në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë shpërndarë sot një donacion -karrocë ( elektrike ) për një fëmije me nevoja të veçanta. Kjo karrocë ka ardhur si donacion për shoqatën e “ Gratë e Goshicës” dhe atë nga z. Nuri Hajdari i cili jeton në Zvicër kurse në bashkëpunim me DSHMS-në e Vitisë është vendosur që kjo karrocë të ju dhurohet sot një vajze 13 vjeçare nga Goshicë.
Po ashtu me qenë se jemi në prag të festës së Vitit të Ri kjo shoqatë në bashkëpunim me DSHMS-në e Vitisë, kanë shpërndarë edhe dhurata fëmijëve të kësaj familje si dhe po ashtu ata kanë vizituar edhe një fëmijë tjetër në fshatin Vërban, e cila kohë më parë është operuar ndihmën e mjeteve financiare të cilat ishin grumbulluar nga bashkëvendësit e saj. Kurse në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Basri Aliu, drejtor i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti./2L ONLINE/