Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur për një vrasje që ka ndodhur në Lagjen e Muhaxhirëve në Ponesh të Gjilanit. Mësohet se i vrari është I.Balaj (1971).
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur për Portalin “2lonline”, se ngjarja ka ndodhur të dielën. E spas tij, policia ka arrestuar një të dyshuar që mësohet të jetë I.Byqmeti (1968), i cili, pas konsultimit me prokurorinë, është dërguar në mbajtje
Sipas toger Hashanit, nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47. Përndryshe, policia është duke i kryer hetimet dhe për momentin nuk janë dhënë detajet e motivet e kësaj ngjarje të rëndë. /2lonline/