(2LONLINE) – Autoritetet policore të rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se njësiti i hetimeve të stacionit policor Gjilan me urdhërese te lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan ne asistim te njësitit patrullues dhe njësitit te SIPK-se , ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse te të dyshimtit A (Z) M, i lindur 1983 nga fshati Lladovë,
Gjate kontrollimit ne shtëpinë e tyre kemi gjetur me sa vijon;
1. Një pushke automatike AK-47, pa numër serik.
2. Një pushke gjuetie, 3. Një pistolete “ZASTAVA”, e kalibrit 7.65 mm
4. Njëzet e tete (28) fishekë te kalibrit 7.62 mm te pushkës automatike.
5. Shtatëmbëdhjetë (17) fishekë te kalibrit;7.62 mm te pistoletës.
6. Njëmbëdhjetë (11) fishekë te kalibrit;7.65mm
7. Nëntë (9) fishekë te kalibrit;12 mm te pushkës se gjuetisë.
8. Dy karikatorë te zbrazet,njeri i AK-47 dhe tjetri i pistoletës,qe te dy te zbrazet.
9. Një fotrollë e pushkës se gjuetisë,
10. kartela anëtarësie, njëra e anëtarësisë se shoqatës ,,Agim Ramadani” dhe tjetra leja e pushkës se gjuetisë me afat te skaduar; qe te dyja ne emrin e te dyshimtit A . M.
Armët e lartshënuara janë konfiskuar nga njësiti i hetimeve,veprën penale në fjalë të armëmbajtjeve pa leje në shtëpi të tij e ka pranuar se janë të tija, i dyshuari A . M. Në lidhje me rastin rreth orës 11:32 min është konsultuar prokurorja e prokurorisë themelore departamenti për krime të rënda në Gjilan,e cila ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet, kundër tij të ngritët kallëzim penal në procedurë të rregullt. /2lonline/
/fotoilustirm/