Gjilan – (2LONLINE) – Të shtunën në orët e pasdites, pa pritur ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, poeti Haxhi Vokshi. Haxhi Vokshi u lind në Voksh (1940), Malësia e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, Junik dhe në Deçan, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin Filozofik (Gjuhë dhe letërsi Shqiptare) në Prishtinë.
Punoi në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, në Sekretariatin Krahinor për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, prej nga dhe doli në pension. Është autor i disa veprave letrare. Poeti Haxhi Vokshi do të varroset të dielën, më 20 tetor 2013, në varrezat e qytetit në Gjilan. Ai la pas vete një djalë si dhe dy nipër. /2LONLINE/