Nga Arsim Halili
Hyrje
Kohë më parë Shtëpia botuese “ Beqir Musliu “ Gjilan, nxori nga botimi librin , gjegjësisht përmbledhjen poetike “ Zgjoje ëndrrën” të autores Myrvete Osmani. E them që në fillim se titulli më ngacmoi , se ç’është ky fryt i imagjinatës frojdijane dhe cili është intereteksti letrar i asaj që është në pritje për të zgjuar, këtë rast,jo vetëm kërshërinë, por edhe për të shtjelluar atë që ka shpërfaqur nga ndjesia e saj poetike.
Fakti tjetër se veprimi është në pritje për t’u kryer nga dikush tjetër, apo nga vet individi, na jep të kuptojmë se poetja e ridimensionon botën e saj meditative përballë racionales dhe irracionales, përmes pritjes dhe shpërthimit, konkretes dhe abstraktes.
Duke u ndeshur me realitetin, që ndonjherherë prodhon edhe të kundërtën e vullnetit të krijuesit që gjithsesi ndërton botën e saj vargëzuese, jo si diç inekzistente, sepse deshëm ose jo, të gjithë kemi ëndrra, por varet sa e ngacmojmë vetën për ta shikuar përtej syrit e realitet kreativ.
Pasthirrmat e dashurisë, rishikim nga këndi lirik.
Deri sa lexojmë lirikat e poetes Myrvete Osmanit na jep të kuptojmë interferon me kujdes dhe intonacion të duhur frymën poetike që kanë një shtrirje të arsyeshme figurative e që elokuenca strukturore e vargut ka një diskurs të qartë , qoftë duke u drejtuar nga të tjerët e që shpesh nga bie në sy përdor, vetën parë dhe të dytë njëjës dhe vetën e dytën shumës, dhe në këtë sistem të komunikimit në situata emotive përdor mekanizma të cilët disiplinojnë vargun.
Ajo që mund të ndodh në varg dhe ajo që ndodh në shtratin e ëndrrave për një ndërtim të jetës ndryshe, kah e sotmja plotë shpresë, natyrisht në thyerjen e barrierave të cilat dosido ndonjëherë edhe janë jo aq të lehta për t’u kapërdirë, ndaj poetja duket se me kujdes përdor antitezën në varg. Ja se si shprehet në vargjet e njërës nga poezitë:
Ndodh
Në janar të çelin lulet
E vapa lëkurën ta djeg
Korriku të ngrijë. Ah
Fq11
Ajo ndërton raportin mes ritmit kohor dhe shpirtëror në transversale emocionale varësisht në situata të cilat rrisin dhe zvogëlojnë adrenalinën nga pikëpamja idilike.
Poezia e Myrvete Osmanit, mund të shihet se bënë një ri prezantim nga pikëpamja tematike, natyrshëm se skenat narrative të vargut të saj dominojnë brishtësinë tabloideve që shpërfaqen herë-herë në ikje të muzgut që di të vjedh ëndrra e herë pritje të agimit të atyre psherëtimave që kërkojnë të thurin një dimension të jete ashtu siç e duan poetet. Le të sjellim ca vargje
Nata ishte çakorduar
Bredhacake e ndjekur
Dëfrimet ia fshiku dita
Mantelin e leckosur…
Fq 18
Duke qenë poetja e vetëdijshme se në labirintet e jetës, evidentojmë në memoriet tona sekuenca që gjatë gjithë kohës na sillen vërdallë dhe ajo që më bie në sy në shumicën e poezive të saj, qoftë në retrospektivë, por edhe në perspektivë mundohet që në syzheun e saj krijues ta transponoj ëndrrën si të shkuar, por që nuk ka dëshirë të jetoj brenda ëndrrës fantome, sepse ajo percepton realitetin i cili duhet të ruaj gravitetin e zinxhirit kohor, thjesht për të kuptuar se jeta qoftë në kuptimin individual, qoftë dhe në atë kolektivë, ka ndërvarësi sfiduese, për të cilën gjë ruan po aq kujtime sikur se shprehet në poezitë e saj “ Kujtime” , “ Po kthehem” etj. Ajo përmes fuqisë tonike impresinuse, me zërin e saj lutës, pa kërkuar të mitizoj, siç mund të shprehet në njërin nga vargjet :
Pashë ato nuse e vasha të bukura si zana
Fq 78
Shihet se zëri i saj preferencial i drejtuar me fuqinë e saj prej nëne dhe prej poete, nuk është shterues, i dorëzuar, sa do që ka në dukej melankolinë emocionale të çastit, sepse ajo do një vend tjetër nga që ishte dje, një vend ku të mbizotëroj paqja dhe liria, ka vërtet edhe fuqi bindëse dhe se ekspresiviteti i saj tonik gjatë gjithë poezisë është mjaft argumentues këtë rast tek poezia “ Lutja e shenjtë” fq 78dhe 79.
Në vend të përfundimit
Nga gjithë ajo që mund të lexohet në vargjet e këtij libri “ Zgjoje ëndrrën” konsideroj, se ka një shpjegim dhe një pasthirrmë lirike , që të tërheq nga vetja, jo thjesht për tu zhytur në iluzione, por për të ndërtuar teorinë e jetës më bukur se ajo kalkulojmë me paragjykime , apo në situata afektive. E bukura e ndërtimit të kësaj përmbledhje poetike është se poetja ka kthjelltësi meditative, di çka kërkon nga vetja,natyrisht se di edhe çfarë u jep të tjerëve./2lonline/