Gjilan – (2LONLINE) – Afaristi gjilanas Nijazi Osmani-Xhaxhi ka ndihmuar ceremoninë e synetisë për më se 20 fëmijë me gjendje të vështirë ekonomike në familjet e tyre, duke i hequr shpenzimet e këtij shërbimi, që është kryer në spitalin gjinekologjik “Lindja”.
Osmani ka thënë se edhe në të ardhmen do të kontribuojë për familjet me gjendje të vështirë sociale, që ato të mund t`i përballojnë më lehtë obligimet jetësore, në këtë kohë të krizës ekonomike dhe papunësisë së madhe.
Synetia është një rit i obliguar te qytetarët e besimit islam. /2lonline/